Koci: Ramizi e kishte më së vështiri, por e fitoi betejen me përkrahësit e vertetë të PDK-së
Gani Koci i PDK-së e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren e korrur në Drenas.
Koci ka thënë se Ramizi e kishte më së vështiri sepse lufta politike zhvillohej brenda llojit.
Por sipas tij, Ramizi e fitoj betejën me përkrahjën e të vërtetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i Kocit:
Pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, veçanërisht, dua të uroj fitorën e Partisë Demokratike në Drenas, dhe të Ramiz Lladrovcit!
Ramizi e kishte më së vështiri sepse lufta politike zhvillohej brenda llojit! Por Ramizi e fitoj betejën me përkrahjën e të vërtetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. E të vërtetit ishin ata që Partinë e konsideruan si shtepinë e tyre, e jo si hambar ku mund të çnukin!
Urime Ramiz,
Urime PDK.


