Pensionohet zyrtari i Komunës së Drenasit, Skender Hasi, i organizohet ceremoni e veçantë

Zyrtari i Komunës së Drenasit, Skender Hasi është pensionuar nga puna.

Ai më parë ishte edhe drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Drenasit.

Për nderë të pensionimit atij i është organizuar një pritje e madhe nga stafi i Komunës.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi e ka uruar Hasin për pensionimin:

Ai i cili nga fëmijëria e di se puna është kusht i jetës, që e kupton vetë se buka nxirret me djersën e ballit, ai është i gatshëm për heroizëm, sepse në ditën dhe në orën që duhet, ai ka vullnet, guxim dhe forcë për të punuar më maksimumin e tij.
Sot, së bashku me stafin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe punonjësit e komunës të gjithë së bashku uruam pensionimin zyrtarit, njëkohësisht ish drejtorit z.Skender Hasi.
z.Hasi ishte punonjës dhe Drejtor i Komunës së Drenasit që sa e sa vite dhe dha kontributin e tij në Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik deri tash, z.Hasi njihet nga të gjithë si njeri me vlera të larta etiko-morale.
Unë si drejtoreshë por edhe stafi i DZhE-së i urojmë z.Hasi shëndet dhe pensionim të gjatë po ashtu ndihemi të nderuar që kishim mundësin të punojmë bashkëarisht me z.Hasi.

Për pensionimin e Skender Hasit ka shkruar edhe e bija e tij, këngëtarja Kosovare Hasi:

Urime ditelindja dhe Pensionimi mbreti jone⭐️

Koha e bekuar,te pergezojm per pensionimin
Eshte tani koha per te menduar per veten tende
Ju po shkoni ne nje pension te merituar
Afer 40 vite pune te palodhshme
Zyrtar i larte,nje dekad drejtor per Ekonomi dhe zhivllim ekonomik,Shef i Kultures,dhe zyrtar i larte i drejtoris per zhvillim ekonomik
Artist i kenges folklorike -popullore para luftes ne lufte dhe pas luftes me keng kushtuar deshmorve tane

Te kesh nje baba si ty eshte bekim?
Punove kaq shume vite me nder dhe drejtesi
Te lumte per punen dhe perkrahjen e familjeve ne nevoj

Faleminderit stafit te Komunes tone me drejtoreshen Egzona per organizimin madheshtor dhe te veçante dhe dhuratat e bukura qe ja keni bere sot
Faleminderit shume kolektivit te babes Skend qe folen fjale meritore per mbretin tim
Sa krenare qe jemi me ty Baba Skend jo veç familja por gjithe Drenasi

Ne te deshirojm te shijosh pjesen tjeter te jetes tende me rrethin e familjes dhe miqve tane

Tani kingi jem eshte koha per te pushuar
Dhe pensionimi eshte si nje shperblim
Te uroj pensionim te gjate ?

Tani do te jemi bashke gjithmone ne rrugen tone te muzikes sepse 65 vite nuk ti jep askush me i forte se kurre ?
Gezuar ⭐️?????

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë