Pensionohet profesori i dashur i shkollës teknike në Drenas (Video)

Profesori Shefqet Gurguri i cili punoi 32 vjet në shkollën teknike në Drenas, është pensionuar këtë javë.

Profesori i makinerisë është përshendetur me nxënësit e tij anipse në dukje nuk të lë përshtypjen e një të pensionuari, shkruan DrenicaOnline.

I dashur nga nxënësit, profesor Shefqeti nën emocione mbajti ligjeratën e fundit ku pas saj e priste një festë e organizuar nga kolektivi i shkollës.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë