KFOR i dhuron pajisje muzikore një shkolle fillore në Komunën e Drenasit (Foto)
Instrumente muzikore i janë dhuruar sot një shkolle fillore në Drenas.
Ishin pjesëtarët e KFOR-it ata që befasuan nxënësit duke iu dhuruar atyre pajisje moderne për lëndën e muzikës.
Lajmin e kanë dhënë vet KFOR-i duke postuar disa fotografi në rrjetet sociale.
“Misioni i KFOR-it dhuroi instrumente muzikore për një shkollë fillore në Drenas/Gllogoc. KFOR-it vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore dhe po kryen misionin e tij për të siguruar një të ardhme më të mirë, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve”, thuhet në publikimin e tyre në rrjetet sociale.


