E rëndë: Burri kosovar qëllon veten me armë zjarri në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë

Një person dyshohet se është vetëvrarë sot në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë rreth orës 13:50, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë dhënë detaje tjera.

Këto burime thonë se dyshohet që viktima e ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Sipas këtij burimi në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku i cili e konstatoi vdekjen e viktimës.

Sinjali ka kontaktuar edhe me policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë