“Demokratët për Drenasin”: Do të rezistojmë brenda në Komunë

Sonte është mbajtur një takim i grupit të asambleistëve të “Demokratëve për Drenasin” të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit Komunal. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me bashkërendimin në hapat e mëtutjetshëm.
Besimi i marrë na obligon të punojmë ditë e natë, në Kuvendin Komunal e jashtë tij, për t’ia ndalur turrin kastës që e grabiti sërish pushtetin”, thuhet në njiftimin e DD-së.

Ata thonë se do të rezistojnë brenda në Komunë.

“Do të rezistojmë kudo. Sepse Demokratët për Drenasin, do t’i kundërvihen diktatit me të gjitha mjetet demokratike”, thuhet në njoftim

Në fund ata thonë se Drenasi është i të gjithëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë