Ajazi: Nuk do ta shuajmë aktivitetin. Përkundrazi!

Ish kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka falënderuar të gjithë ata që e votuan të dielën me 14 nëntor.

“Gabohet pushteti nëse e mendon se me përfundimin e zgjedhjeve, ne do ta shuajmë aktivitetin. Përkundrazi”, ka thënë Ajazi.

Postimi i plotë:

Drenasi është i të gjithëve! ?

Falënderoj pa fund 10,038 votuesit që na e dhanë besimin në balotazh.

Ky besim është i shenjt për mua. Sepse, këto nuk ishin vota të blera. Nuk ishin as të dhëna nën kërcënim e shantazh. Ishte votë e pastër, me të cilën synohej ndryshimi e transformimi i Drenasit.

Sot ka nisur ndëshkimi ndaj njerëzve që morën guximin që publikisht ta thonë nevojën për ndryshim.

Gabohet pushteti nëse e mendon se me përfundimin e zgjedhjeve, ne do ta shuajmë aktivitetin. Përkundrazi!

Besimi i marrë na obligon të punojmë ditë e natë, në Kuvendin Komunal e jashtë tij, për t’ia ndalur turrin kastës që e grabiti sërish pushtetin.

Do të na ketë në front. Përballë. Sepse, ne nuk do ta lejojmë hakmarrjen. Nuk do ta lejojmë degradimin.

Do të rezistojmë brenda në Komunë. Do të rezistojmë kudo. Sepse Demokratët për Drenasin, do t’i kundërvihen diktatit me të gjitha mjetet demokratike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë