Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Drenas ka ftuar organet të zbulojnë rastin e afisheve

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas, shpreh shqetësimin rreth informatës se afër shkollës “Rasim Kiçina”, ka vendosur dikush afishe me fotografinë e kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka ftuar organet përgjegjëse të ndriçojnë rastin, të gjejnë autorët, sepse, kjo metodë e ndaluar e përhapjes së fotografisë me logo, sipas tij, nuk ka qenë as është përdorur nga anëtarët e PDK-së.

“Kjo metodë e punës në ditën e zgjedhjeve nuk mund të jetë vepër e anëtarëve të PDK-së, andaj PDK ka ftuar organet të zbulojnë kryrësin e kësaj vepre”, thuhet në reagimin e PDK-së.

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë