Procesi i votimit për kryetar komune në Drenas deri tani është shumë i qetë

Ndonëse interesimi për të votuar është i ulët, në Drenas procesi i votimit për kryetar komune në Drenas deri tani është shumë i qetë.

Dy kandidatët, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi i DD-së, kanë kursyer deklaratat politike ndaj njëri tjetrit, deri më tani kanë respektuar heshtjen zgjedhore, ndërkohë që të dy kanë bërë thirrje për dalje masive në votime.

Por duket se thirrja e tyre për të dalë në votime nuk po dëgjohet shumë.

Deri në mesditë, numri i votuesve në komunën e Drenasit është më i vogël sesa raundi i parë që u zhvillua më 17 tetor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë