Vlora Çitaku e pinë kafen e mëngjesit në Drenas, kërkon të votohet Ramiz Lladrovci
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, kafen e mëngjesit sot e ka pirë në Drenas.
Ajo ka qëndruar së fundi shpesh në Drenas për ti dhënë mbështetje kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat.
Çitaku nëpër tubimet e PDK-së në Drenas ka kërkuar që të votohet Lladrovci sepse sipas saj është i duhuri për drenicasit.
Rikujtojmë se sot është dita e fundit e fushatës së balotazhit ndërsa të dielën qytetarët e Drenasit do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.
Në garë është Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi i DD-së./DrenicaOnline/

