Rrahën fort dy persona në Skenderaj, përfundojnë në QKUK

Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, i mitur, në Skenderaj, pasi që dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore tjetrit të dyshuar, po ashtu i mitur.

Njëri nga të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK, Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, raporton DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj, të enjten rreth orës 17 e 30.

Policia po merret ende me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë