Prerjet ilegale të pyjeve, Skenderaj ndër të parat
1416 metra kub dru janë konfiskuar gjatë periudhës Janar-Shtator në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të prerjeve ilegale të tyre.
Sipas përgjigjes së Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhënë për IndeksOnline, 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në gjithë territorin e Kosovës janë konfiskuar gjithsejtë 1416 metra kub dru, ku prej tyre 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës”, thanë nga MBPZH-ja.
Nga ky institucion bënë të ditur se komunat me më shumë prerje ilegale rezultojnë të jenë Podujeva, Leposaviqi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Skenderaj.
“Me dukurinë e prerjeve ilegale të drunjëve janë të prekura shumë komuna në vendin tonë, mirëpo në bazë të sasisë së konfiskuar të masës drunore, komunat me më shumë prerje ilegale rezultojnë të jenë Podujeva, Leposaviqi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Skenderaj”.
Kurse, nga Policia e Kosovës konfirmuan për IndeksOnline se në periudhën janar-shtator 2021 janë evidentuar 223 raste për vjedhje të pyllit kurse 3 raste për shkretërimin e pyllit.


