Pensionohet mësuesja e Drenasit
I madh e i vogël, në qytet e fshatra, të gjithë e thërrasin mësuese.
Njihej moti për aktivitetin e saj në arsim dhe në politikë.
Është kjo mësuesja Sabrije Rukiqi- Kukaj e cila sot është pensionuar, shkruan DrenicaOnline.
Ajo ishte mësuese dhe asambliste e Kuvendit Komunal në Drenas për një kohë të gjatë.
Për pensionimin e saj është organizuar edhe një koktej modest nga kolektivi i shkollës.
“E falenderoj drejtorin Burim Istogun dhe kolektivin për koktein modest në ditën e fundit të punës sime si mësuese, po ashtu edhe nxënësit për surprizën e bukur dhe dhuratat. Për mua filloi faza e pensionimit. Ishim familje e vogël por e mrekullueshme”, ka shkruar mësuesja në profilin e saj në Facebook.
Në Drenas ajo gëzon respekt të madh nga të gjithë ata që e njohin./ DrenicaOnline/