Lladrovci viziton fermerin në Llapushnik: Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i imi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është në garë për të fituar edhe një mandat, ka thënë se bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes së tij.

“Subvencionet, lehtësirat dhe përkrahja direkte për bujqësi me mjete dhe pajisje bujqësore, pagesa e ujitjes nga Ibër- Lepenci, etj. janë disa nga veprimet që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër”, ka thënë Lladrovci.

Sipas tij, vizita në Llapushnik, te fermeri Mërgim Thaçi, ishte dëshmi e një përkushtimi të madh që krijon edhe mirëqenie, edhe vende të reja të punës.

“Të lumtë Mërgim! Vazhdojmë me suksese! Bashkë për Drenasin! #PDK #177, Ramiz Lladrovci”, ka shkruar kryetari në profilin e tij në fb.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë