Lladrovci apel qytetarëve: Dil voto 177, si dje, si sot, si nesër, gjithmonë PDK!
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK, iu është drejtuar qytetarëve të Drenasit pak minuta para se të përfundoi fushata për balotazhin:
Qytetare e qytetar i nderuar i komunës së Drenasit,
Kërkoj prej Juve, me dalë në zgjedhje të dielën dhe me vendosë për kryetarin e komunës për mandatin katërvjeçar.
Vendimi për ta votuar numrin 177, sjell për mua obligim, të cilin e kam deklaruar: ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie.
Po përkushtim, projekte dhe investime për të gjithë, pa dallime, sepse të gjithë i meritojnë të mirat që ofron pushteti lokal.
Mbetem besnik i parimeve, me nderim të fuqishëm për shokët e mi, vlerat e UÇK-së dhe themeluesit e PDK-së, si dhe vlerave të familjes time Lladrovci.
Andaj, dil voto, 177, si dje, si sot, si nesër, gjithmonë PDK!


