Driton Ajazi prezanton projektin për Pishat në Gllobar (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka prezantuar projektin për Pishat në Gllobar të Kamenicës.

Ai ka thënë se do ti rregullojë hapësirat e brendshme të parkut, ku do të këtë vende për lojëra të ndryshme për fëmijët tanë.

Postimi i Ajazit:

Të nderuar qytetarë,

Pishat në Gllobar të Kamenicës do të shndërrohen në një prej pikave referuese për pushim e relaksim për qytetarët tanë.
Do t’i rregullojmë hapësirat e brendshme të parkut, ku do të ketë vende për lojëra të ndryshme për fëmijët tanë.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!
#Voto182
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë