Ajazi thotë se qytetarët po e kërkojnë ringjalljen e shpresës, perspektivën e zhvillimin

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” ka thënë se Gllanasella e dha sonte mesazhin më të mirë për të dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, për fitoren e madhe që sipas tij që do të vuloset të dielen.

“Është mesazhi më i qartë se kah duhet çuar vota, për këdo që ka ndonjë hamendje”, ka thënë Ajazi.

Sipas tij, askush më mirë se banorët e këtushëm nuk ia njohin karakterin dhe potencialin abuzues e hakmarrës të kryetarit në ikje. Prandaj, ai thotë se ia kanë kthyer shpinën dhe janë rreshtuar krah Demokratëve, krah fuqisë së ndryshimit që përfaqësohet me numrin 182.

“Pritje e festë madhështore në Gllanasellë. Entuziazëm e mobilizim në Likoshan, Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, Gradicë e Godanc. Sepse, kudo ku ishim sot e gjatë këtyre ditëve, e kërkojnë ndryshimin. E kërkojnë ringjalljen e shpresës. E kërkojnë perspektivën e zhvillimin”, ka deklaruar ai.

Këtë besim, thotë se zotohet se do t’ua kthej me punë pa ndalë, me qeverisje të drejtë e të ndershme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë