Ajazi në Nekoc, Kishnarekë e Fushticë të Poshtme: Drenasit tonë do t’i sjellim ditë të mira
Në fshatin Nekoc, Kishnarekë e Fushticë të Poshtme, pash entuziazmin e madh për fitoren plebishitare që po na pret më 14 nëntor.
Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi.
“Qytetarët kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar me Demokratët e Drenasit dhe dënimin e këtij pushteti nga i cili nuk morën asgjë të mirë, pos zullumit, gënjeshtrave e shantazheve”, ka thënë Ajazi.
“Falënderoj secilin prej banorëve të këtyre lokaliteteve që janë duke u angazhuar maksimalisht që së bashku Drenasit tonë t’i sjellim ditë të mira e drejtësi për të gjithë, pa dallim.Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam! #Voto182, #DritonAjazi, #KjoËshtëKohaJonë”, ka shkruar Ajazi në FB.





