Këto fshatra të Drenasit do të mbeten pa rrymë për 4 orë
KEDS ka bërë të ditur se në disa komuna do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, përfshirë Drenasin.
Kjo për shkak të punimeve në rrjet.
Njoftimi për Drenas:
Nga NS 35/10kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10kV Llapushniku (Kodi: 16023003) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuçak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e Re.
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.


