Djali i Hashim Thaçit, Endriti shihet në fushatë me Ramiz Lladrovcin
I biri i Hashim Thaçit, ish presidentit të Republikës së Kosovës, po qëndron sot në Drenas.
Endriti së bashku me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovcin dhe shefin e deputetëve të PDK-së, Abelard Tahirin kanë nderuar dëshmorët, shkruan DrenicaOnline.
Agjenda e tyre do te vazhdojë gjatë gjithë ditës ndërsa nuk dihet nëse Endriti do të këtë edhe fjalë rasti gjatë fushatës.
Fushata për balotazhin, përfundon të premten, ndërsa të dielën do të votohet.
/DrenicaOnline/

