Driton Ajazit i vdes axha, varrimi sot pasdite në Sankoc

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka njoftuar se sot ka rast vdekje në familje.

Atij i ka vdekur axha, varrimi i të cilit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Sankoc.

Njoftimi mortor i Ajazit:

Axha Ahmet (Sadri) Ajazi na la sot!

I përkushtuar ndaj familjes dhe rrethit, axha u angazhua shumë që gjatë gjithë jetës së tij të punoj dhe të kontribuoj për të gjithë.
Ju njoftoj se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Sankoc.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë