Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, gjashtë persona janë përleshur mes vete duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar  ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë