Mësiti popullor nga Drenica që martoi qindra çifte (Video)
Dikur ishte gjëja më e zakonshme kur bëhej fjalë për bashkimin e çifteve, si dhe martesat e djemve e vajzave.
Por sot, dukuria e mësitnisë është shumë më pak e shprehur nëse bëjmë krahasime me vitet e shkuara. Kjo po ndodh si pasojë e kohëve moderne, thotë Enver Dajaku nga Skenderaj, ndryshe i njohur si “Mësiti popullor”.
Derisa numëron qindra çifte, të cilët i ka bashkuar deri tash, ai thotë se zhvillimi i teknologjisë ka bërë që edhe mënyra e mësitnimit të ndryshojë.
“Me bukë kallamboqi me kos, e me më pak para, kohërat e mëparshme kanë qenë më me bereqet”, rrëfen Dajaku.
Përveçqë rrjetet sociale i sheh si shkas i rënies së punës së tij, Dajaku thotë se “Facebook”-u po çon, po ashtu, edhe deri te ndarja e shumë çifteve.


