Lladrovci: 14 Nëntori do ta rikonfirmoj kontributin e Gruas Demokratike si të pandashme nga qeverisja ime e mirë
Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci ka thënë se gratë kanë dhënë shembull se janë të pandashme nga fatet e kombit kur kërkoi historia, dhe tani në aktivitetet e PDK-së.
Lladrovci në një shkrim në ‘Facebook’ ka theksuar se gruaja demokratike bashkë me gratë e komunës së Drenasit kanë dërguar mesazhin e qeverisjes se mirë dhe barazisë.
“Gratë janë vlerë e shtetit tonë, vlerë e komunës dhe PDK-së, vlerë e të gjithë qytetarëve, sepse, pa gruan në vendimmarrje, pa gruan me përgjegjësi në të gjitha fushat, nuk mund të presim as zhvillim as përparim të mirëfilltë”, ka shkruar Lladrovci.
Shkrimi tij i plotë:
Gratë e komunës së Drenasit, kanë dhënë shembull se janë të pandashme nga fatet e kombit kur e kërkoi historia, sukseset e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe fushat tjera, si dhe aktivitetet e PDK-së, në fushatat zgjedhore.
Gruaja Demokratike, bashkë me gratë e komunës tonë, anekënd lagjeve dhe fshatrave tona, kanë dërguar mesazhin e qeverisjes së mirë, barazisë, mundësive dhe gjasave të barabarta, të zbatuara në Drenas, si në asnjë komunë tjetër.
Gratë janë vlerë e shtetit tonë, vlerë e komunës dhe PDK-së, vlerë e të gjithë qytetarëve, sepse, pa gruan në vendimmarrje, pa gruan me përgjegjësi në të gjitha fushat, nuk mund të presim as zhvillim as përparim të mirëfilltë.
14 Nëntori do ta rikonfirmoj kontributin e Gruas Demokratike si të pandashme nga qeverisja ime e mirë dhe vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin.
#PDK#177
Ramiz Lladrovci


