Ajazi prezanton projektin e Qendrës Tregtare në Drenas (Video)
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka thënë se Qendrës tregtare të Drenasit do ia kthejnë atraktivitetin që ka pasur dikur.
Postimi i Ajazit:
Të dashur qytetarë,
Qendrës tregtare të Drenasit do ia kthejmë atraktivitetin që ka pasur dikur.
Do ta rifunksionalizojmë të gjithë objektin, bizneset do të punojnë në kushte shumë më të mira e për qytetarët do ta rregullojmë një shetitore të bukur ku përveq që do të vizitojnë qendrën tregtare, do të kenë mundësi edhe të relaksohen.
Gjithashtu, në dy anët e qendres do të krijojmë hapësira të shumta parkingu.
#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!?


