Vlora Çitaku dhe Blerta Deliu në mbështetje të Ramiz Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputeten Blerta Deliu Kodrën, takuan disa nga gratë ndërmarrëse të komunës së Drenasit.

“Përkrahja jonë për biznesin për dy vjet të pandemisë, ishte heqja e taksës komunale me vlerë mbi 826 mijë euro, kam qenë dhe jam i përkushtuar për krijimin e klimës pozitive për biznes, përkrahjen për themelimin e biznesit nga gratë, aftësimet dhe përkrahjen me makineri për prodhim, dhe përkrahjen tjetër që ofron pushteti lokal”, ka thënë Lladrovci.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputeten Blerta Deliu Kodrën, takuam disa nga gratë ndërmarrëse të komunës tonë, ku i falënderova për fuqizimin ekonomik të komunës tonë.

Faleminderit Vlorë, faleminderit Blertë, fjalët tuaja inspiruese për gratë e pranishme, më bëjnë krenar.

Përkrahja jonë për biznesin për dy vjet të pandemisë, ishte heqja e taksës komunale me vlerë mbi 826 mijë euro, kam qenë dhe jam i përkushtuar për krijimin e klimës pozitive për biznes, përkrahjen për themelimin e biznesit nga gratë, aftësimet dhe përkrahjen me makineri për prodhim, dhe përkrahjen tjetër që ofron pushteti lokal.

Gratë në biznes janë vlerë e komunës tonë. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë