Personi qe u ther në Prishtinë është një 50-vjeçar, detaje nga Policia

Një person është therur me thikë në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Këtë e kanë bërë të ditur për FrontOnline, policia e Kosovës.

Nga policia kanë thënë se viktima është i moshës 50-vjeçare.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe policia është duke zhvilluar hetimet që të identifikohen personat e involvuar.

“Sonte rreth orës 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën lidhur me një person të therur me thikë në rr. Bill Klinton. Menjëherë njësitë policore ka dalë në lokacion dhe kanë hasur një person të shtrirë në rrugë i moshës rreth 50-vjeçare. Është njoftuar ndihma e shpejtë dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”, thuhet në këtë përgjigje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë