Lladrovci pret në takim pjesëtarët e FSK-së, inkurajon të rinjtë të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës
Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka mirëpritur ne takim pjesëtarët e Batalionit te Logjistikes te Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë këtij takimi, Kryetari u njoftua për te arriturat dhe sukseset e FSK-se, po ashtu kryetari ka njoftuar pjesëtarët e FSK-se për interesimin e te rinjve të komunës së Drenasit për tu rekrutuar si oficer te Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë takimit, kryetari ka shfrytëzuar rastin qe te bëjë thirrje të gjithë te rinjve të komunës sonë, qe ta duan vendin dhe të u ka bërë thirrje qe ta shfrytëzojnë mundësinë të bëhen ushtar te Kosovës, duke aplikuar ne konkursin që ka publikuar Ministria e Mbrojtjes për 840 rekrutë te rijnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e FSK-së, kanë informuar kryetarin lidhur me këtë konkurs, dhe është theksuar se duhet të informohen të rinjtë e komunës, për konkursin e fundit për rekrutë në FSK dhe ndihmesën që Komuna e Drenasit mund të ofrojë që të rinjtë përmes vendosjes së posterëve në hapësirat publike dhe me këtë të njoftohen të rinjtë që sa më shumë të aplikojnë online për konkursin e shpallur në të cilin kërkohen 840 rekrutë të rinj.
Konkursi është i hapur prej 21.10.2021 deri me 12.11.2021
Konkursi dhe kriteret e përgjithshme mund të gjenden në linkun: https://docs.google.com/document/d/1L4ztOH_3gjTQOLuuS50KxUVjvwVA_2youwsiaxiYwA0/edit , ndërsa aplikimi mund të bëhet vetëm online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply .

