Lladrovci: Fushata jonë filloi, fuqia e PDK-së në Drenas është e konfirmuar

Kandidati për kryetar të Drenasit edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sonte ishte në takim me anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, kryetarë të nëndegëve, Kryesia e Gruas Demokratike, Kryesia e Rinisë Demokratike dhe strukturat e Degës së PDK-së në Drenas.

Postimi i Lladrovcit:

Fushata jonë filloi

Sonte, në takim me anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, kryetarë të nëndegëve, Kryesia e Gruas Demokratike, Kryesia e Rinisë Demokratike dhe strukturat e Degës së PDK-së në Drenas, theksova rëndësinë e unitetit tonë për fitoren e fuqishme që do ta realizojmë më 14 Nëntor.

Ky tubim me strukturat, shënon edhe fillimin e fushatës tonë pesëditore për zgjedhjet e 14 nëntorit, ku theksova se fuqia e PDK-së në Drenas është e konfirmuar, me vullnetin dhe mobilizimin e plotë, në rrugën e themeluesve të saj që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne.

Shpreh falënderim të madh për përkushtimin e Kryesisë së degës, strukturat e nëndegëve, Rininë Demokratike, Gruan Demokratike, në veçanti fëmijët e dëshmorëve.

Falënderoj prof. Hoxhajn për praninë e tij, në bastionin e PDK-së.

Bashkë për Drenasin!
#PDK#177

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë