Driton Ajazi: Do të jemi sot bashkë në rrugën e fitores

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka takuar sot banorë të Drenasit në prag të balotazhit që do të mbahet tē dielën.

Postimi i Ajazit:

Faleminderit pafund Drenas!

Faleminderit për mbështetjen që na e dhatë, për entuziazmin e tashëm që e keni në vlim dhe për vullnetin për të mos u ndalur ditë e natë, që t’i sillni dritë komunës sonë. ?

Sot kur ne jemi adresa e vetme e ndryshimit, flamujt partiakë janë bërë bashkë për t’ia dhënë goditjen e fundit pushtetit që na e riktheu diktaturën e errët dhe stagnoi e degradoi gjithçka.

Qyteti, sikur e gjithë komuna jonë, do të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi më 14 nëntor. Atë ditë demokracia do ta mund diktatin dhe nevoja për zhvillim do ta shemb stagnimin.

Sot jam krenar me Drenasin, me secilën lagje e secilën derë!

Do ta jap atomin e fundit nga vetja, që secilin qytetar ta bëj krenar me qeverisje të mirë e zhvillimore, e cila do të ndjehet në çdo familje. ?‍?‍?‍?

Do të jemi sot bashkë në rrugën e fitores, e do të qeverisim bashkë për ta bërë Drenasin që e duam!?

#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë