Ajazi takon banorët e Zabelit të Epërm, prezanton planin e tij qeverisës

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka thënë se Zabeli i Epërm është i vendosur për fitore në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Para banorëve të vyeshëm e punëtor të këtij vendi, prezantova planet tona për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat po përballen, e për eliminimin e tyre nuk arritën të gjejnë mbështetje nga kryetari në ikje”, ka thënë Ajazi.

Sipas tij, ashtu siç u iki premtimeve e zgjidhjes së halleve të banorëve, ashtu do të ik në pension.

“Sepse komuna e Drenasit nuk meriton një njeri që njeh vetëm shantazhin e linçimin, por një kryetar që punon për të mirën e të gjithë banorëve dhe të gjitha shtresave pa marrë parasysh cilit lokalitet i takojnë”, ka thënë Ajazi duke shtuar se kjo është koha e tyre për ndryshimin që e duan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë