Ajazi hap fushatën për balotazh, kërkon mobilizim

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka hapur fushatën për balotazhin që do të mbahet me 14 nëntor mes tij dhe Ramiz Lladrovcit.

Ai i ka ftuar qytetarët që këtë javë të punojnë me entuziazëm e vullnet në mënyrë që vota për ndryshim të jetë sa më masive.

Statusi i Ajazit:

Të dashur bashkëqytetarë,

Nga sot ka nisur fushata për balotazhin.
Në rrethin e parë të votimit, ju jeni përcaktuar për ndryshimin që po e bëni realitet në Drenasin tonë.

Nga 5 sa ishim, sot është vetëm një adresë ndryshimi.

Jam unë përball njeriut që për 5 vjet degradoi gjithçka: Lëndoi demokracinë; Mbolli ambient frike; Rriti pabarazinë; Ngulfati bizneset; Rriti varfërinë; Stagnoi gjithçka; Shkatërroi gjithçka. Ai e mbyti edhe shpresën e edhe mundësinë për të jetuar në Drenas.
Sot jemi më të bashkuar se kurrë, për qëllimin e përbashkët: çlirimin e Drenasit tonë nga kthetrat e këtij pushteti, si garancë për t’i hapur mundësitë për zhvillim.
Prandaj, dallimet partiake i kemi lënë anash. Jemi bashkë për t’ia dhënë goditjen e fundit të keqes dhe do të jemi bashkë për t’ia sjellë të mirat Drenasit në 4 vitet e ardhshme.
Ju ftoj secilin nga ju, që këtë javë të punoni me këtë entuziazëm e vullnet të pashoq që po e tregoni, në mënyrë që vota për ndryshim të jetë sa më masive.
Të vazhdojë ky mobilizim, që mesazhi i fitores të përcillet në qytet e në secilin fshat, të shkojë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi.
Të bashkuar e të mobilizuar, do ta bëjmë secilin krenar me Drenasin tonë.
#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë