Ajazi: Abria e qëndresës gjithmonë ka ditur kah të rreshtohet

Në ditën e parë të hapjes së fushatës për balotazhin e 14 nëntorit, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka qëndruar në Abri për ti takuar banorët.

Ai ka thënë se Abria e qëndresës gjithmonë ka ditur kah të rreshtohet.

“Prandaj, sot shpreha mirënjohje pa fund për besimin dhe për angazhimin e pashoq që pash, për ta bërë sa më madhështore fitoren e Demokratëve, fitoren e Drenasit, e cila do të vuloset më 14 nëntor”, ka thënë Ajazi.

Abria po i bën sot shërbim të madh Drenasit dhe sipas Ajazit ajo është kthyer në shembull se si duhet goditur këtë pushtet diktatorial, abuziv e hakmarrës. Sepse, Abria e di saktë se sa të dëmshme janë vendimet inatçore të kryetarit në ikje.

“Kujt do t’i shkonte në mendje se 20 vjet pas çlirimit, një kryetar komune do të mbyllte shkolla shqipe e do të krijonte rrethanë për t’i demoluar ato. Mentalitetin e rrënimit bashkë do ta shkatërrojmë më 14 nëntor”, ka deklaruar Ajazi.

Ai ofron garancë se nga kjo ditë do të vendoset mentaliteti i ri i qeverisjes, që siguron mirëqenie, mundësi të barabarta për secilin dhe investime për transformimin e secilit cep të komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë