PDK në Drenas: Të gjitha shkollat u pajisen me kabinete, prioritet i Lladrovcit është arsimi

Dega e PDK-së në Drenas ka njoftuar se gjatë qeverisjes Lladrovci, të gjitha shkollat janë pajisur me kabinete.

“Kërkesat dhe prioritetet në këtë fushë janë pjesë e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prioritet i qeverisjes së kryetarit aktual dhe të ardhshëm, Ramiz Lladrovci mbetet Arsimi.

Kërkesat dhe prioritetet në këtë fushë janë pjesë e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Bursat, pjesëmarrja në gara të ndërkombëtare, investimi në inovacion dhe teknologji e tjera investime, janë vazhdimësi e punës së kryetarit Lladrovci.

Faleminderit mësimdhënes, nxënës dhe prindër për arritjet në këtë fushë gjatë mandatit 4 vjeçar.

Vazhdojmë, Bashkë për Drenasin

PDK 177

Ramiz Lladrovci ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë