Lladrovci: Punët e mira do t’i vazhdojmë, bashkë për Drenasin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është kandidat edhe për një mandat ka njoftuar se Polluzha, Tersteniku – lagja Dvorani dhe Bylykbashi si dhe në fshatin Gllobar, ishin vendtakimet me qytetarë, për t’i falënderuar nga zemra për tubimin e fuqishëm në Nobel.
“Uniteti ynë jep mesazh të pakthyeshëm të fitores së vizionit të themeluesve të PDK-së që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne”, ka thënë Lladrovci.
Sipas tij, takimet ishin rast të shpreh keqardhje për të gjithë ata që mbeten në kolona dhe anëtarët e devotshëm që mbeten jashtë sallës së madhe dhe ishte e pamundur të merrnin pjesë në tubimin madhështor.
“Faleminderit, mikpritja juaj është shumë domethënëse për vizionin e PDK-së dhe për mua. Punët e mira do t’i vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka thënë ai.