Lladrovci në Nekoc: Fitorja e 14 nëntorit, është fitore e PDK-së dhe e juaja

Mbrëmë, pas tubimit madhështor, fushatën e vazhduam në Nekocin e traditës, të luftëtarëve të UÇK-së dhe shtetndërtimit, me Sokol Bashotën, takuam qytetarët ku theksuam se PDK është e pamposhtur, parti e parë në komunën me qeverisjen më të mirë në vend.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mamdat nga PDK.
“Oda ishte e vogël për të pranuar brenda të gjithë të interesuarit e këtij fshati, bastion të PDK-së, dhe partisë së dëshmuar për shtetformim dhe shtetndërtim, e cila qëndron fuqishëm në anën e prioriteteve të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre”, ka thënë Lladrovci.
Duke i falenderuar për mikpritjen, Lladrovci ka thënë se fitorja e 14 nëntorit, është fitore e PDK-së dhe Nekocit. Bashkë për Drenasin!