Djali e gjuan me armë babain dhe zyrtarët policorë

Sot në orët e pasdites, një person në Prishtinë ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rastin e ka denoncuar në Polici babai i të dyshuarit, i cili fillimisht kërkoi ndihmë nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij.
Sipas këtyre burimeve, në momentin që njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të babait të tij dhe zyrtarëve policorë dhe më pas është larguar.
Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë dalë të gjitha njësitet e policisë, ndërkohë që janë gjetur edhe gëzhoja.
/