PDK “bllokon” Drenasin/ Simpatizantët e Lladrovcit nuk po i zë salla (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës po mban tubim me përkrahësit e saj në Drenas, pak ditë para balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor.

Nga kjo parti, për të parin e Komunës së Drenasit kandidon për herë të dytë Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Drenasit.

E në tubimin që po mbahet këto momente simpatizantët që janë mbledhur për ti dhënë përkrahje Lladrovcit nuk po i zë salla.

Madje janë krijuar edhe kolona në qytet me qytetarë që janë drejtuar për në tubimin e PDK-së.

Më 14 nëntor, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi nga Iniciativa ‘Demokratët për Drenasin’ do garojnë në balotazh për të marrë në udhëheqje Komunën e Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë