Kreu i KPMM-së, Krasniqi: Ferronikeli një nga ndërmarrjet më të fuqishme në vend, tronditës lajmi për ndërprerje të prodhimit

Kreu i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi, ka qenë i ftuar në dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic.
Ai ka dhënë detaje nga të ardhurat që Ferronikeli siguron për shtetin, teksa ka thënë se kjo kompani është një nga më të mëdhatë në vend.
Tutje, Krasniqi ka shtuar se lajmi për ndërprerje të prodhimit ka qenë tronditës.
“Ndërmarrja Ferronikeli është një nga ndërmarrjet më të fuqishme në Kosovë, është e vetmja ndërmarrje që eksporton resurse jashtë vendi dhe neve na ka tronditur lajmi për ndërprerje të prodhimit.
Problemi sipas menaxhmentit është rryma, përndryshe kjo ndërmarrje krijon të hyra në bazë të rentës brenda vitit 1 milion euro, në 2019 2.4 milionë, në 2020 1.5 milion, kurse tani 2021, 992 mijë euro, po ashtu është edhe tre mujori i katërt, mesatarja që paguan Feronikeli për shtetin në vit është 1 milion euro”, tha ndër të tjera Krasniqi.