Ajazi: Së bashku do ia kthejmë dinjitetin e demokracinë komunës tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka thënë se qytetarët e Fushticës së Ulët u lanë anash për pesë vjet qeverisje të kryetarit në ikje, i cili nuk njohu tjetër rrugë pos gënjeshtrave e mashtrimeve.

Ai tha se kjo gjendje do të marrë fund më 14 nëntor dhe së bashku do ia kthejmë dinjitetin e demokracinë komunës tonë.

“Poashtu së bashku do të zgjidhim secilën sfidë e problem më të cilën përballen për tërë këto vite banorët e këtij lokaliteti”, ka thënë Ajazi duke shtuar se kjo është koha e tyre për ndryshimin që e duan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë