Ajazi premton ndërtimin e dy nënkalimeve moderne në Drenas (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi, përmes një video të publikuar sot, ka njoftuar se me planin e tyre do t’i japin fund problemeve me kalimin e hekurudhës dhe kolonave të mëdha, të cilat janë kryesisht të theksuara gjatë veres në Drenas.
Kështu, sipas tij, do të ndërtohën dy nënkalim moderne.
Njoftimi i Ajazit:
Të dashur qytetar,?
Me planin tonë do t’i japim fund problemeve me kalimin e hekurudhës dhe kolonave të mëdha, të cilat janë kryesisht të theksuara gjatë veres.?
Pra do t’i ndërtojmë dy nënkalim moderne. Njëri nënkalim do të ndërtohet për këmbësor tek stacioni i trenit, ku do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të qytetit, pa iu rrezikuar jeta. ????
Afër këtij nënkalimi do të ndërtohet edhe një parking për vetura. Nënkalimi tjetër do të jetë i dedikuar për vetura dhe do të ndërtohet afër stacionit të autobusëve. Do të shpëtojmë qytetin nga kaosi.??
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!✅
Kliko KËTU për ta parë projektin