Ajazi në Zabel të Ulët: Prioritet i imi do të jetë ndërtimi i nënkalimit tek shkolla

Banorëve të Zabelit të Ulët ua shpreha edhe njëherë zotimin tim se do të bëjmë infrastrukturën për ndriçimin e të gjitha rrugëve të fshatit.
Kështu ka thënë kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi.
“Prioritet i imi do të jetë ndërtimi i nënkalimit tek shkolla. Nuk do lëmë asnjë ditë të vazhdoj tutje pa e eliminuar rrezikun me të cilin përballen fëmijët duke kaluar rrugën kryesore”, ka thënë Ajazi.
Sipas tij, kryetarit në ikje i kanë mbetur ditët e numruara sepse ai i përqeshi banorët e injoroi çdo problem me të cilin ata u përballën.
“Ripërsërita qëndrimin se komuna do të jetë aleat i të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, jo bllokuese sic është tani. Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka thënë ai.