Policia e Drenasit ia gjen thikën nxënësit në shkollë

Njësiti policor nga Stacioni i Drenasit, në planin operativ siguria në shkolla ka ndaluar një nxënës të dyshuar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Poklek i Ri të Drenasit të ënjten në orën 12 e 10 minuta.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
/DrenicaOnline/
/