Mbi 120 mësimdhënës të Drenasit certifikohen për trajnimin “shkollat e shekullit 21”

Të premten, në Sallën e Kuvendit, janë certifikuar mbi 120 mësimdhënës dhe drejtues të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Drenasit në trajnimin e ofruar nga projekti “shkollat e shekullit 21”, të implementuar nga British Council.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte, koordinatorja e programit për Kosovë znj.Majlinda Mazelliu nga British Council, zyrtarja e DKA-së znj.Arbesa Islami-Dobra, Muhamer Ujkani, trajner dhe konsulent për mbështetjen e Klubeve të kodimit dhe Arsim Berisha, trajner i programit.

Zonja Mazelliu u shpreh mjaft e kënaqur me zbatimin dhe arritjet e programit në komunën e Drenasit. Projekti ka mbështetur shkollat në: Trajnimin e udhëheqësve të shkollave dhe të mësimdhënësve. U ka dhuruar pajisje Micro:bit të gjitha shkollave. Ka ofruar materiale dhe udhëzime për zbatimin e programit. Ka themeluar klubet e kodimit në nivel shkolle. Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, falënderon organizatën britanike ’’British Council’’ për bashkëpunimin dhe realizimin e programit në funksion të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. DKA është e përkushtuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe të ngritjes së cilësisë në mësimdhënie.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë