Lladrovci takon banorët në Zabel të Epërm dhe Korroticë të Epërme: Zgjedhjet janë tepër të rëndësishme për të vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e deputetëve të PDK-së, Abelard Tahirin, kanë takuar qytetarët në Zabel të Epërm dhe Korroticë të Epërme, ku kanë theksuar se zgjedhjet janë tepër të rëndësishme për të vazhduar qeverisjen e mirë, për projektet dhe platformën e katër viteve të ardhme për komunën e Drenasit.
“Uniteti ynë me qytetarët u dëshmua me qeverisje shembullore, me projekte në interes të qytetarëve pa dallim si dhe vizion për komunën me cilësi të jetës së qytetarëve, të dëshirueshme për të jetuar”, ka thënë Lladrovci.
/DrenicaOnline/
/