Lladrovci në Vasilevë e Vërboc: Misioni ynë është t’i shërbejmë qytetarët

Në Vasilevë dhe Vërboc, me qytetarët diskutova për punët e kryera dhe punët që na presin, në veçanti për këtë fshat me kërkesa të arsyeshme për jetë më të mirë dhe më cilësore. I falënderoj të gjithë për mikpritjen dhe debatin.

Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.

“Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë dhe do të realizojmë kërkesat e parashtruara, sepse misioni ynë është t’i shërbejmë qytetarët, me prioritetet e parashtruara nga ta, pa dallim”, ka thënë Lladrovci.

Për të qenë komuna me qeverisjen më të mirë, me transparencë dhe llogaridhënie, është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi qytetar, dhe sipas tij ai e kishte bashkëpunimin gjatë këtij mandati, e pret edhe gjatë mandatit tjetër. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë