Lladrovci fton qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit i cili po garon edhe për një mandate, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se mbrëmë në Gradicë, me Abelardin, kanë ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje, për shumë arsye. Ndër to, sipas Lladrovcit janë pjesëmarrja në jetën demokratike dhe institucionale të pushtetit lokal, përkushtimin për të vijuar qeverisjen e mirë dhe ta fuqizojmë bastionin e PDK-së.
“Ne kemi punuar, përkundër rrethanave, dhe premtova se do të punojmë edhe më shumë, për të finalizuar disa nga projektet e filluara që Drenasit do t’ia ndryshojë përgjithmonë edhe pamjen, edhe cilësinë e jetës të gjithë qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.
Qytetarët, sipas tij, e dinë se ata janë angazhuar maksimalisht për të mirën e përgjithshme dhe bëjnë më shumë se premtimet e fushatave.
“Sepse, unë jam aktiv 24 orë në 365 ditë të vitit, duke qenë gjithmonë vetja, me transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka thënë ai.