Ajazi pritet nga banorët e Komoranit, thotë se Drenasi është i vogël për të pasur dallime të mëdha

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi sonte është pritur nga banorët e Komoranit. Ai ka thënë se Drenasi është i vogël për të pasur dallime të mëdha.

Statusi i Ajazit:

Faleminderit qytetarëve të Komoranit për pritjen madhështore.?

Kjo është fitorja jonë për ndryshimin e madh që do ndodh në Drenasin tonë!

Unë do të jem i të gjithëve dhe ua shtrij dorën e bashkëpunimit të gjithëve, pavarësisht ndryshimeve politike.?

Drenasi është i vogël për të pasur dallime të mëdha.

Vetëm një dallim ne duhet ta bëjmë: atë mes pushtetit që ka degraduar gjithçka për 5 vjet dhe ne tjerëve që e duam ndryshimin, dhe hisedarë të tij do të jemi të gjithë.

Sepse, këtë ia kemi borxh para së gjithash fëmijëve tanë, të cilëve duhet t’ua bëjmë një Drenas të jetueshëm.?‍?‍?‍?

Më 14 nëntor qytetarët duhet ta braktisin përfundimisht politikën që i ka lënë anash tash e 5 vjet dhe të mendojnë për të ardhmen e qytetit ku mendojnë t’i rrisin fëmijët e tyre.

Prandaj, ju ftoj që në javën që kemi përpara të mobilizohemi fort e fort.?

Bisedoni në familje, me njerëz të lagjes e të afërm që më 14 nëntor të dalin e të votojnë masivisht për ndryshimin që i duhet Drenasit. Vetëm kjo ofron garancë për ndryshim e zhvillim dhe krijon perspektivë për secilin.

Ju falënderoj pa masë të gjithëve dhe do të jemi bashkë në fushatë, në zgjedhje e do të bashkëqeverisim në 4 vitet e ardhshme.✅

Urime e na priftë e mbara!

#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë