Ajazi: Fjala e gruas do të ketë peshë në Drenas

Kandidati për kryetar të Drenasit nga DD, Driton Ajazi ka thënë se fjala e gruas do të ketë peshë në Drenas dhe ato do të jenë pjesë e renësishme e vendimmarrjes.
“Andaj jam i mrekulluar që në Terdec e kudo, gratë po tregojnë angazhim të pashembullt për t’i kontribuar ndryshimit që po ndodh”, ka thënë Ajazi.
Ato, sipas Ajazit do të jenë hisedare në vendimmarrje dhe do ta kenë mbështetjen tonë të parezervë.
“Projekti ynë parasheh edhe mundësi punësimi për gratë, edhe mbështetje me grante e subvencione, por edhe bursa për nxënëse e studente”, ka deklaruar ai.
Ajazi thotë se kanë qëllim t’i zhbëjmë dallimet e të ofrojmë mundësi të barabarta për secilin.
“Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka thënë në fund Ajazi.