Këta janë tre kandidatët për asamble të Drenasit që nuk e morën asnjë votë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.
Sipas rezultateve për Komunën e Drenasit, janë tre kandidatë për asamble komunale që nuk e kanë asnjë votë, raporton DrenicaOnline.
Sipas listës së publikuar, Besart Kastrati nga AAK, Ibish Demaku po ashtu nga ky subjekt dhe Arif Demaj nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” nuk e kanë asnjë votë.
Nuk dihet pse ka ndodhur kjo, nëse ata janë tërhequr paraprakisht nga gara apo si ka ndodhur që ata të mos e kenë të regjistruar as votën e tyre.
Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatet e kumtuara dje nga KQZ kanë afat deri sot në orën 16:00 për të paraqitur ankesat e tyre.
/DrenicaOnline/